Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhja e Liderit të ri Suprem, Putin uron Mojtaba Khamenei: Rusia, mbështetje të palëkundur për Iranin

schedule12:36 - 9 Mars, 2026

schedule 12:36 - 9 Mars, 2026

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka uruar Mojtaba Khamenei për zgjedhjen e tij si udhëheqësi i ri suprem i Iranit dhe ka riafirmuar mbështetjen e Moskës për Teheranin.

“Ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta për emërimin tuaj si udhëheqës suprem i Republikës Islamike të Iranit”, thuhet në një mesazh të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit, shkruan BBC.

Udhëheqësi rus thotë se “riafirmon mbështetjen e palëkundur të Rusisë për Teheranin dhe solidaritetin me miqtë tanë iranianë” dhe premton të “mbetet një partner i besueshëm”.



“Në një kohë kur Irani po përballet me agresion të armatosur, veprimet tuaja në këtë pozicion të lartë padyshim do të kërkojnë guxim dhe përkushtim të madh. Jam i bindur se do ta vazhdoni me nder punën e babait tuaj dhe do ta bashkoni popullin iranian përballë kësaj sprove të rëndë”, thuhet në urimin e Putin.

Mojtaba Khamenei është zgjedhur Lideri i ri Suprem i Iranit, duke zëvendësuar të atin, Ajatollah Ali Khamenei i cili u vra nga sulmet amerikano-izraelite më 28 shkurt.

Ai u zgjodh nga Asambleja e Ekspertëve të Iranit, raportojnë mediat shtetërore. Mojtaba është një klerik 56-vjeçar i cili nuk ka mbajtur kurrë një post qeveritar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!