Zgjedhja e Kryeprokurorit të ri mbetet jashtë kalendarit të Kuvendit

schedule17:54 - 30 Nëntor, 2017

schedule 17:54 - 30 Nëntor, 2017

Pavarësisht nga çfarë ishte deklaruar deri tani, Konferenca e Kryetarëve ka vendosur të mos përfshijë çështjen e mandatit të Kryeprokurorit në kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit. Sipas PS, mandati i Prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla, përfundon në fillim të muajit Dhjetor dhe për shkak të një vakuumi ligjor të krijuar nga ndryshimet pas miratimit të reformës në drejtësi, PS pretendon se Kuvendi ka tagër të votojë me shumicë të thjeshtë një prokuror të përkohshëm, bazuar në një dispozitë kalimtare të ligjit organik për prokurorinë. Çështja është kthyer në objekt debati politik, por edhe interpretimi ligjor./abcnews.al