Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të zgjedhë në 16 mars kryepeshkopin e ri. Përmes një komunikate zyrtare, kisha njofton se të dielën do të mblidhet Sinodi i Shenjtë për të vendosur për pasuesin e kryepeshkopit të ndjerë, Anastasit.
“Procesi i zgjedhjes do të ndjekë dispozitat e Statutit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë”, sqaron sekretaria e Sinodit të Shenjtë.
Kryepeshkopi Anastas u nda nga jeta në moshën 95 vjeçare, në 25 janar në një spital në Athinë. Trupi i tij prehet në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Ndërsa që prej momentit të ndarjes nga jeta të Hirësi Anastasit, Sinodi i Shenjtë caktoi mitropolitin e Korçës, Joanin si mbikëqyrës të fronit Kryepiskopal.