Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Daci: Procesi u fut në pazar, kishte emra jo të kualifikuar

schedule19:36 - 23 Dhjetor, 2022

schedule 19:36 - 23 Dhjetor, 2022

Jordan Daci, një nga kandidatët e mbështetur fillimisht për të qenë Avokat i Popullit ka qenë i ftuar në edicionin informativ të orës 19:00 me gazetaren Juli Xhokaxhi.

Daci foli për procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, i cili sipas tij filloi gabim pasi u kualifikuan persona që nuk janë jurist.

Daci tha se edhe mbështetja e shumëfishte që dhanë deputetët për disa emra njëkohësisht, nuk ishte normale e ndër të tjera edhe e jashtëligjshme.

“Do më bëhej qejfi të ishte Ledio Avokat Populli. Gjëja filloi keq, Komisioni i ligjeve bëri gjëra që nuk kishin ndodhur kurrë në zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Futi në garë persona që nuk janë jurist dhe e shtyu procesin. Një ndër ta ishte Gjomarkaj. Ka patur edhe persona të tjerë që janë kualifikuar dhe nuk kanë qenë fare jurist. U prodhuan 11 kandidatura nëpërmjet firmave të shumëfishta. Deputetët duke mos qenë në gjendje të tërheqin firmat e jashtëligjshme ua dhanë 4 apo 5 kandidatëve”, tha Daci.

Më tej Daci tha se gjithë procesi u fut në Pazar, fillimisht mes opozitës e pastaj mes opozitës e mazhorancës. Sipas tij edhe reduktimi i listëës në vetëm dy emra ishte jokushtetues, teksa vuri në dukje se kandidatët nuk janë njoftuar për asnjë lëvizje.

“Procesi u fut në pazar. Kur u futën disa kandidatura u fut në pazar midis vet opozitës. Pazari i dytë ishte opozita me mazhorancën. Gjithë procesi ishte i kompromentuar.  Edhe reduktimi ishte jokushtetues. Çdo kandidat duhet të njoftohet të ndjek votimin, gjë që nuk kanë ndodhur. Duhej të njoftoheshin kandidatët që iu janë hequr nënshkrimet sepse deri një orë para votimit secili ka të drejtë të paraqesë firma”, tha Daci.

“Edhe sikur të mos ketë pasur asnjë marrëveshje, procesi ishte i ndotur dhe jo në bazë të meritës dhe la arsye për të besuar se këtu ka diçka që këtu nuk shkon”, shtoi ai.

Daci komentoi edhe vendimin e opozitës për të shpallur para seancës që nuk do të votonte për të zgjedhur Ardian Dvoranin në Gjykatën Kushtuetuese. Ai tha se një forcë politike serioze nuk ka nevojë ta shpallë diçka të tillë, por shkon në seancë dhe voton për vendimin e drejtë.

“Një forcë politike serioze nuk ka nevojë ta shpallë. Duke dalë, japim mundësi të mos votojë dot, veçse ai që vendos të dalë nga reshti dhe të votojë”, tha Daci. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!