Zgjedhja e 6 anëtarëve të KLGJ, mbledhja mbahet në 12 dhjetor

schedule11:41 - 30 Nëntor, 2018

schedule 11:41 - 30 Nëntor, 2018

Kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori ka thirrur mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve në datën 12 Dhjetor, për të zgjedhur 6 anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e Gjyqësorit. Në njoftim thuhet se kjo mbledhje u thirr pasi kreu i Gjykatës së Lartë është njohur me listën e kandidatëve për KLGJ, të përcjellë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me datë 27 Nëntor. Sipas ligjit “ për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, pjesëmarrja e gjyqtarëve në mbledhjen për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor është një detyrim ligjor.

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. 6 prej tyre janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore. Ndërsa nga 5 anëtarët e tjerë të KLGJ, 2 i përkasin radhëve të avokatisë, 2 nga trupa e pedagogëve të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës dhe një tjetër nga Shoqëria Civile./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!