Në Elbasan të rinjtë po i orientojnë studimet e tyre drejt programeve që ju mundësojnë punësim të shpejtë, por edhe të ardhura të mira.
Në shkollën e mesme profesionale të qytetit këtë vit pati interes të lartë për degët e teknologjisë dhe hoteleri turizmit.
Shumë prej tyre kanë mundur të punësohen ende pa përfunduar shkollën.
Më lehtë janë integruar në tregun e punës të rinjtë që po studiojnë në programet e turizmit.
Këtë shtator vetëm në vitin e parë janë rregjistruar rreth 200 nxënës. Drejtuesit thonë se ky numër ishte mbi pritshmëritë.
Edhe pse mësimi ka nisur regjistrimet në shkollën e mesme profesionale të Elbasanit do të vijojnë deri në fund të muajit shtator.