Drejtësia rumune vendosi të premten që dënimi për influencuesin kontrovers Andrew Tate dhe vëllait të tij Tristan Tate të zgjatet për një muaj tjetër, të paktën deri në fund të majit.
Të dy u arrestuan në dhjetor 2022 në Bukuresht për përfshirjen e tyre në një rrjet të trafikimit të qenieve njerëzore dhe përdhunimeve dhe formimin e një bande.
Më 31 mars, ata u transferuan nga qendrat e paraburgimit në arrest shtëpiak.
Megjithatë, deri më sot asnjë akuzë nuk është ngritur kundër Tates dhe dy grave rumune që u arrestuan me ta.
Të katërve u ndalohet të largohen nga vendbanimi i tyre pa lejen e autoriteteve. /abcnews.al