Maxhoranca ka vendosur të shtyjë afatin për investimet strategjike deri në 31 dhjetor të vitit 2026 nga fundi i këtij viti që ishte limiti. Propozimi i bërë nga deputetja Pranvera Resulaj është miratuar në komisionin e veprimtarive. Kjo nismë është marrë si pasojë e interesit të subjekteve për këtë paketë ligjore.
Deri më tani investimet strategjike realizoheshin në sektorë prioritar si energjia, transporti apo turizmi ndërsa tashmë synim është zgjerimi i investimeve në të gjithë sektorët e ekonomisë. Por me propozimin e ri, investimet strategjike mund të shtrihen edhe në sektorë të tjerë, me kushtin që vlera e investimit të jetë 50 milionë euro ose më shumë.
Po ashtu në ndryshimet ligjore parashikohen mareja e masave për “Konsolidimin e tokës” me qëllim saktësimin hartografik, ripërshtatjen, riregjistrimin e pasurisë apo verifikimin kadastral.
Që prej hyrjes në fuqi të ligjit të investimeve strategjike e deri më tani janë trajtuar 108 projekte, prej të cilave: 48 kanë përfituar status strategjik, 30 projekte janë refuzuar dhe 31 projekte janë në fazë vlerësimi./abcnews.al