Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Zgjaten hetimet për Metën/ Edhe tre muaj shtesë për SPAK

schedule18:13 - 9 Qershor, 2025

schedule 18:13 - 9 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka zgjatur edhe me 3 muaj hetimet ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Prokurorët e posaçëm edhe pse e kanë marrë zyrtarisht të pandehur Metën për veprat penale të korrupsionit, pastrimit te parave dhe fshhejes së pasurisë do të vijojnë hetimet deri në majin tetor, kur bëhet një vit nga arrestimi i tij.

Të njëjtat vepra penale iu komunikuan edhe ish-bashkëshortes së Metës, deputetes Monika Kryemadhi Atyre u jane komunikuar akuzat lidhur me aferën cez-dia, lobimin e ish-LSI ne SHBA dhe shpenzimet spitalore të padeklaruara. Spak nisi hetimet ndaj Metës me dyshimin se ndikoi në lidhjen e marvëshjes mes cez dhe dia duke favorizuar biznesmenin kastriot ismail në këmbim të vlerave monetare.

Po kështu çifti Meta Kryemadhi ka ndikuar në këmbim të korrupsionit për lidhjen e një marëveshje interkonjeskioni mes një biznesnmeni dhe një kompanie celulare si dhe për mos deklarimin e disa shumave monetare për ndërhyrje kirurgjikale në një klinikë private jashtë Shqipërisë. Në tetor të vitit të kaluar ai u vu në pranga si I dyshuar për korrupsion pastrim parash e fshehje pasurie. Çifti Meta dhe Kryemadhi u divorcuan ne muajin prill me kerkese te ish-presidentit te republikes sipas te cilit martesa kishte humbur funkisonin e saj.



/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!