Pas shumë përpjekjesh ia dolën, me “Kuqezinjtë” tanë që kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës vetëm katër minuta pasi “vendasit” ukrainas morrën avantazhin në “epet Arena”.
Një rrëmujë e krijuar në zonën ukrainase është shfrytëzuar më së miri nga “shtatlarti” i mbrojtjes Ardjan Ismajli, i cili dërgon me një goditje të lehtë topin në rrjetë. Rezultati shkon në 1-1. /i.m /abcnews.al