Juventusi ka nevojë për disa ndërhyrje në merkato, por drejtuesit e kampionëve të Italisë janë përqendruar te blerja e një sulmuesi. Aventura e Higuain me bardhezinjtë pritet të përfundojë në verë dhe nevojitet një goleador i njohur.
Mediat angleze raportojnë se një ndër lojtarët që preferohen është Harry Kane. Kapiteni i Tottenham qëndron akoma jashtë për shkak të një dëmtimi dhe nuk e ka fshehur dëshirën për të provuar një aventurë të re.
26-vjeçari kërkon të luaje sërish në Champions League dhe të fitojë trofe. Për Kane interesohet prej kohësh edhe Manchester United dhe gara për shërbimet e sulmuesit anglez do të jetë e fortë. Lojtari vlerësohet rreth 170 milion euro nga Tottenham, një shumë e konsiderueshme, por paratë nuk janë aspak problem për “Zonjën e Vjetër”. /abcnews.al