Zëvendëson mister “1 milionëshin”, Reginaldo drejt kalimit te Shkupi

schedule08:39 - 7 Shkurt, 2021

schedule 08:39 - 7 Shkurt, 2021

Shkupi në merkaton e dimrit bëri një nga shitjet më të shtrenjta të merkatos në rajon, duke shitur Dembo Darboe për 1 milionë dollarë në Bjellorusi te Shakhtjor Soligorsk.

Në Shkup nisën menjëherë punën për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe albsport.mk bën me dije se bardhebluve do i afrohet një emër i njohur në futbollin shqiptar, Reginaldo.

Sulmuesi nga Mozambiku aktualisht është pa ekip dhe Shkupi ka arritur ta bindë dhe pritet t’i bashkohet skuadrës së vendit të dytë në renditje. Në janari ai mbylli bashkëpunimin me Kaysar në Kazakistan.

Reginaldo ka luajtur në të shkuarën te Luftëtari, Laçi dhe Kukësi, ku mundi të shënojë 39 gola. Gjatë javëve të shkuara është folur se 30-vjeçari ishte në tratativa edhe me Tiranën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!