Zëvendësoi Bashën, Majlinda Halilaj “bëhet lëmsh” dhe “pushton” rrjetet sociale

schedule23:31 - 18 Tetor, 2019

schedule 23:31 - 18 Tetor, 2019

Fjalimi në seancës plenare e deputetes Majlinda Halilaj që ka zëvendësuar Bashën, ka ndezur në rrjetet sociale. Deputetja e re u ngatërrua dhjetëra herë, dhe e justifikoi këtë më pas me faktin se kishte probleme me syrin.

Kjo është Majlinda Halilaj. Ajo është deputete që prej 5 Marsit, ditë kur zuri karrigen e Lulzim Bashës pasi opozita dogji mandatet.

Deputetja po përpiqet të shpjegojë si do të funksionojë Korporata e Investimeve. Paqartësitë e deputetes shkaktuan habi e të qeshura së pari tek kolegët që po e ndiqnin në sallë.

Pas shpërthimit të komenteve në rrjetet sociale, Majlinda Halilaj reagoi në Facebook, duke u përpjekur të shpjegohej, por gabimet drejtshkrimore nuk janë më pak se ato në të folur.

Ajo pretendon se prej një problemi në sy, nuk ishte e qartë për publikun.

Majlinda Halilaj ishte renditur e 47-ta në Listën e Partisë Demokratike për vitin 2017, listë e cila mban firmën e Lulzim Bashës./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!