Zëvendëskryeministrja e Ukrainës: Rusia po përgatitet për një sulm të tmerrshëm me “laboratorë biologjikë’

schedule22:12 - 18 Mars, 2022

schedule 22:12 - 18 Mars, 2022

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Irina Vereshchuk ka deklaruar se Rusia po përgatitet për një sulm të tmerrshëm me “laboratorë biologjikë’.

Sipas Vereshchuk, pas këtij sulmi, Rusia do të fajësoj Perëndimin për këtë gjë.

“Federata Ruse po përgatitet për një provokim të tmerrshëm, duke operuar me ‘laboratorë biologjikë’ mitikë për të fajësuar më vonë Perëndimin për këtë. Por të gjitha gjërat që ne bëjmë së bashku me amerikanët apo britanikët janë zyrtare dhe publike. Megjithatë, Rusia dëshiron të përdorë armë kimike dhe tani popullata jonë po studion se çfarë duhet bërë në rast të një sulmi të tillë”,- tha zëvendëskryeministrja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!