Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, ka deklaruar se evakuimet nga Mariupol të premten do të fokusohen tek civilët që janë ende të bllokuar brenda fabrikës së çelikut Azovstal, shkruan BBC.
“Sot do të përqendrohemi pikërisht në Azovstal,” tha ajo për agjencinë e lajmeve AFP.
“Operacioni po fillon. Ne po lutemi që çdo gjë të shkojë mirë.”
Të enjten, Vereshchuk tha se evakuimi do të bëhej nga Mariupol në Zaporizhzhia dhe se banorët duhet të mblidhen të premten në orën 12:00, pranë qendrës tregtare të qytetit, pa dhënë detaje të mëtejshme.
/abcnews.al

