Zëvendëskryeministri i Maqedonisë: Orët në vijim vendimtare për zgjidhjen e emrit

schedule15:24 - 7 Qershor, 2018

schedule 15:24 - 7 Qershor, 2018

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në qeverinë e Maqedonisë, Bujar Osmani, gjatë vizitës në Bruksel është takuar me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Pas bisedës, ai është shprehur se ka përparim të dukshëm për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe nënvizoi se asnjëherë më parë Maqedonia dhe Greqia nuk kanë qenë kaq afër zgjidhjes.

“Orët në vazhdim mund të jenë vendimtare për epilogun e negociatave”, u shpreh ai duke shtuar se ka shpresa për një rezultat pozitiv në negociata.

Osmani nënvizon më tej se mes dy vendeve pritet të pasojë një klimë e mirë për thellimin e bashkëpunimit./abcnews.al