Zero tolerancë në Gjermani: Wolfsburg la nam me zëvendësimet, e pëson keq

schedule20:56 - 16 Gusht, 2021

schedule 20:56 - 16 Gusht, 2021

Wolfsburg fitoi 1-3 (pas kohës shtesë) ndaj Preussen Munster në duelin e Kupës së Gjermanisë, ndeshje që u luajt më 8 gusht.

“Ujqit”, të cilët këtë sezon do të garojnë në grupet e Champions League, kryen një gafë fatale në minutat shtesë të ndeshjes.

Trajneri Mark Van Bommel kreu gjashtë zëvendësime, por në Kupën e Gjermanisë lejohen vetëm pesë, dhe asnjë në shtesa.

Ekipi mik bëri tre zëvendësime gjatë kohës së rregullt dhe tre të tjera në 30 minutat shtesë. Van Bommel deklaroi se arbitri i katërt i kishte thënë që gjithçka ishte në rregull.

Preussen Munster ankimoi një gjë të tillë, teksa sot është marrë vendimi në lidhje me këtë çështje.

Gjykata Sportive e DFB (Federata Gjermane e Futbollit) ka mbështetur kundërshtimin e Preußen Münster, duke vendosur fitoren 2-0 për këta të fundit.

Ekipi amator në raundin tjetër të Kupës së Gjermanisë, ndërsa Wolfsburg i thotë lamtumirë këtij kompeticioni për shkak të gafës teknike. /abcnews.al