Mbrojtësi i Marseille, Alvaro, ka qenë një ndër emrat më të përfolur në media, që pas sherrit me Neymar në sfidën ndaj PSG-së. Shtalarti spanjoll, ka zbuluar tjera prapaskena nga ai sherr i famshëm.
“Neymar më ka thënë se në një ditë fiton aq sa unë fitoj në një vit, dhe është e vërtetë. I kam thënë se isha shumë i kënaqur me rrogën time, por e gjithë ndeshja ka qenë plot me provokime.
Neymar nuk meriton asgjë. As respektin tim, as ndonjë gjë tjetër. Kam kaluar një periudhë shumë të komplikuar pas asaj që ka ndodhur. Si unë, ashtu edhe familja ime. Po t’i kisha thënë diçka, besoj se do të ishte parë në të gjithë kamerat”, u shpreh mbrojtësi i Marseille./abcnews.al