Zero minuta në Superiore, braziliani largohet pa lënë gjurmë

schedule10:59 - 9 Nëntor, 2019

schedule 10:59 - 9 Nëntor, 2019

Të huajt që vijën në Superiore dhe largohen pa gjurmë janë të shumtë. Një prej tyre ishte edhe sulmuesi Stenio Dutra, braziliani që Laçi e mori si alternativë për Kyrian Nëabueze. Futbollisti 25-vjeçar që kishte provuar të luante edhe më parë në Europë, me Lahti në Finlandë, nuk mori asnjë minutë në kampionat.

Stenio u grumbullua në shtatë takime me kurbinasit, ndërkohë që në Korçë nuk ishte. Laçi ka gjetur marrëveshjen me të dhe është e konfirmuar që nuk do të jetë pjesë e bardhezinjve në vazhdim. Sulmuesi u aktivizua në dy ndeshjet me Elbasanin në Kupë dhe nuk shënoi dot.

Starova, por as Cungu, nuk i besuan në asnjë moment. Zgjidhja më e mirë ishte përfundimi i marrëveshjes me konsensus. Më parë nga Laçi është larguar edhe mesfushori Damian Gjini, ndërkohë që pritet që deri në janar të ketë edhe të tjera lëvizje./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!