TIRANË– Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Indrit Hoxha, i ftuar në “Real Story” u shpreh se partia nuk e ka luksin të ketë një luftë për atashimin e eksponentëve brenda saj.
Sipas tij, mendimet e ndryshe duhet artikuluar, por brenda strukturave të partisë.
Ai theksoi se edhe Ervin Salianji, pakënaqësitë duhet ti thotë në Kryesi dhe Partia Demokratike duhet t’i respektojë ato.
“Aty ka dhe figura të tjera. Nuk mendoj se nuk është çështje telash. Ne nuk e kemi luksin për të patur një atashim të eksponentëve të PD.
Unë mendoj se PD duhet të reflektojë sa i përket debateve të brendshme, duhet të dëgjojë çdo zë që ka një mendim ndryshe, prandaj quhet PD, duhet të respektojmë edhe mendimin ndryshe.
Nëse nuk e respektojmë, atëherë të ndryshojmë dhe emrin e partisë ta bëjmë nga PD në Parti Komuniste dhe s’ka nevojë që njerëzit të mendojnë.
Nëse Berisha rikandidon, unë personalisht do shkoj ta rivitoj, pavarësisht se kush mund të dalë dhe kush mund të jetë. Kritikat e mia që mund të kem, qoftë ndaj kryetarit, qoftë ndaj mënyrës së organizmit të partisë, unë dua ti them, sepse jam i zgjedhur me votë dhe njeri politikë i asaj force.
Nëse nuk i them, unë jam në pozicionin gabuar dhe duhet të iki, duhet të vijë dikush tjetër në pozicionin tim.
Çdo njeri që është në kryesi, edhe Salianji, nëse ka një mëndin ndryshe, duhet ta thotë dhe nuk duhet ta mbajë atë lloj mendimi, gabimi do ishte të mos e thoshte atë mendim”, tha ai./abcnews.al

