“Zëri i të vërtetave të dhimbshme të Kosovës”, Basha: Përjetë mirënjohës dhe me fat që kemi miq si Ambasador Walker

schedule17:33 - 16 Janar, 2023

schedule 17:33 - 16 Janar, 2023

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook” ke reaguar për pjesëmarrjen e tij në ceremonië e nderimit të Ambasadorit William G. Walker, me titullin e “Kalorësit të Urdhërit të Flumurit” të akorduar nga Presidenti Begaj.

Basha shkruan se ndjehet i lumtur që ishte pjesë dhe se shqiptarët i janë mirënjohës dhe më fat që ka kanë miq të tillë si Ambasador Walker.

Duke kujtuar masakrën e Reçakut, Basha shkruan se Walker u shndërrua në zërin e vërtetave të dhimbshme të Kosovës në kohët më të vështira.

Postimi i Bashes:

I lumtur të isha pjesë e ceremonisë së nderimit të Ambasadorit William G. Walker, me një nga titujt më të lartë të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhërit të Flamurit” akorduar nga Presidenti i Republikës.
Ne shqiptarët jemi përjetë mirënjohës dhe me fat që kemi miq të tillë si Ambasadori Walker.
Duke e cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit, ai u shndërrua në zërin e të vërtetave të dhimbshme të Kosovës në kohët më të vështira, çka solli ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar për krimet dhe spastrimin etnik që po kryente regjimi i Milosheviçit në Kosovë.
E ndërsa përpjekjet për të barazuar viktimën me agresorin vazhdojnë nga politika e Beogradit, Ambasadori Walker mbetet zëri i fuqishëm i së vërtetës, i masakrave dhe genocidit mbi popullin e pafajshëm të Kosovës dhe një mik i vyer që vazhdon ti gjendet pranë asaj dhe shqiptarëve kudo ku janë.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!