‘ABC News’ publikoi këtë të hënë përgjigjet e sondazhit të radhës në ‘Zëri i Shqiptarëve’.
Sondazhit iu nënshtruan këtë herë 2217 banorë të rritur të vendit, nga zonat e Vlorës dhe Beratit. Ashtu si edhe më parë, linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.
Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit, ndërsa marxhi i gabimit shkon në +/- 2.4%.
Pavarësisht së kë duan që të fitojë më 9 nëntor, shqiptarët mendojnë se zgjedhjet e pjesshme vendore do i fitojnë kandidatët e Partisë Socialiste.
Pyetjes në sondazh: Pavarësisht se kë doni që të fitojë, kush mendoni se fiton në pesë bashkitë më 9 nëntor?
79.5 % iu përgjigjën se fitues janë kandidatët socialistë, ndërsa 20.5% e tyre kandidatët opozitarë.

