Optimistët ndahen tek arsyet se pse Shqipëria do të anëtarësohet brenda 2030. Në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, 41% mendojnë se deri atëherë Tirana do ti ketë realizuar detyrat e vendosura nga Brukseli.
Ndërsa 37% thonë se për shkak të krizës në BE, do të përfitojë Shqipëria përmes zgjerimit. Dhe 21.5%, janë përgjigjur të dyja bashkë.

Kampioni për këtë sondazh është 1115 banorë të rritur të vendit.
Ndërsa linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.
Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 3%.
/abcnews.al/


