Ashtu si në sondazhin e kaluar, goditjet e drejtësisë majtas e djathtas, po ulin besueshmërinë e qytetarëve te partitë e vjetra politike.
Nga 11 maji, PS ka rënë me 7%, duke rënë poshtë 50%, në 45%. Kurse PD, po ashtu ka rënie me 7%.
Por nëse për PS nuk ka ndryshuar asgjë, ajo vijon të jetë partia më e mbështetur. PD ka rënë për herë të parë edhe nga vendi i dytë.
Nga sondazhi del se 27.6% nuk preferon asnjë nga dy partitë e mëdha, kurse PD e preferojnë 27%. “ABC News” publikoi këtë të hënë përgjigjet e sondazhit të radhës në “Zëri i Shqiptarëve”.
Sondazhit iu nënshtruan këtë herë 1209 banorë të rritur të vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor është +/- 2.7%./abcnews.al

