“Zëri i popullit” që njoftoi vdekjen e Mbretëreshës, kush është prezantuesi i BBC-së i përfshirë në skandalin seksual

schedule11:24 - 13 Korrik, 2023

schedule 11:24 - 13 Korrik, 2023

Britania është tronditur nga zbulimet për Hugh Edwards, nga gruaja e tij, Vicky Flint, se ai i ka dhënë 35,000 paund një adoleshentjeje në këmbim të fotove intime.

Hugh Edwards ose ndryshe siç njihet “zëri i popullit”  ka folur më parë për mënyrën se si ai luftoi me depresionin për më shumë se dy dekada.

Nga prezantimi i lajmeve të natës të BBC- së deri te njoftimi i vdekjes së mbretëreshës Elizabeth, ai ishte gazetari të cilit britanikët iu drejtuan kur shpërthyen krizat.

Por tani Britania është shokuar pasi gruaja e tij e quajti si protagonist të skandalit rozë.

Raportimet e të premtes së kaluar nga media britanike për një prezantues të BBC-së, i cili dyshohet se i ka kërkuar fotoje intime një adoleshentjeje shkaktuan një sërë spekulimesh në mediat sociale për identitetin e tij.

Gruaja e tij tha se Edwards vuan nga problem të shëndetit mendor. Vicky Flint tha se  zbuloi identitetin e tij ka frika për shendetin e tij mendor dhe të fëmijëve të saj.

“Ngjarjet e ditëve të fundit e kanë përkeqësuar shumë situatën, ai pësoi një tjetër ngjarje të rëndë dhe tani po trajtohet në spital, ku do të qëndrojë për një të ardhme të parashikueshme”.

Edwards filloi karrierën e tij në stacionin radiofonik Swansea Sound dhe më pas iu bashkua BBC-së si praktikant në vitin 1984. Ai u bë redaktor brenda dy viteve dhe kaloi mbi një dekadë duke raportuar në Westminster.

Edwards gradualisht u bë në një nga prezantuesit më të njohur dhe më të respektuar të BBC-së, duke prezantuar programet kryesore të lajmeve duke përfshirë edicionin e lajmeve të orës 18:00 nga viti 1999 deri në 2003, i cili në atë kohë kishte vlerësimet më të larta në Britani dhe më pas edicionin  e mbrëmjes në orën 22:00.

Drejtuesit e BBC e cilësuan Edwards një gazetar të aftë për të zbuluar gjendjen shpirtërore të shoqërisë britanike dhe në vitet e fundit ai ka mbuluar çështje në lidhje me familjen mbretërore të vendit, nga njoftimi i vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth deri te dasmat e mbretit Charles III me  Mbretëreshën Camilla, Princin William me Kate Middleton dhe Princi Harry me Meghan Markle, si dhe jubileun e diamantit dhe platinit të Mbretëreshës Elizabeth në 2012 dhe 2022 respektivisht.

Edwards lindi në Bridgend dhe u zhvendos me prindërit e tij në Llangennech në moshën katër vjeçare. Ai u largua nga shtëpia për të studiuar frëngjisht në Universitetin e Cardiff-it, përpara se të fillonte karrierën në gazetari.

Në dhjetor 2021, Edëards zbuloi se ai vuante nga depresioni.

“Njerëzit mendojnë se nëse je i sigurt, nuk dyshon kurrë te vetja, por kjo nuk është e vërtetë”, tha ai në një dokumentar për karrierën e tij.

Ai madje zbuloi për Men’s Health UK se po vuante nga depresioni.

“Ajo që të pëlqen zakonisht, të tremb. Ju shkoni në punë dhe padyshim që po bëni një punë të një profesionisti por jeni disi të detyruar ta bëni, sikur dikush ju shtyn. Dhe sigurisht, kur gjërat janë të këqija, siç kanë qenë disa herë gjatë njëzet viteve nuk mund të punosh.

Në krizën time më të keqe, nuk mund të ngrihesha nga shtrati”, tha ai.

Edwards ka prezantuar një seri dokumentarësh për BBC, duke përfshirë politikën dhe kulturën e Uellsit.

I martuar me producenten televizive Vicky Flint, ai ka pesë fëmijë dhe ata jetojnë në Dulwich.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!