Menemenspor, pasi mori Gentian Selmanin dhe David Domgjonin, po i hedh sytë shpesh nga Superiorja. Disa prej lojtarët më të spikatur janë përfolur si objektiva të klubit të ligës së dytë turke. Disa prej tyre edhe nga Partizani.
Fillimisht ishte Erald Çinari që u lakua, më pas mbrojtësi Eno Bitro. Së fundmi ka dalë në skenë sulmuesi Theophilus Solomon. Nigeriani, i marrë për të qenë sulmuesi kryesor i të kuqve, ka shënuar vetëm pesë gola dhe tani e do Menemenspor.
Mediat turke shkruajnë se ka pasur edhe kontakte me Solomon dhe pritet që të konkretizohet marrëveshja në vijim. Sulmuesi kohët e fundit është aktivizuar si rezervë, pasi në kampin e kuq mendojnë të fokusohen tek të rinjtë dhe Solomon duket jashtë planeve dhe mund të largohet i lirë. /abcnews.al