Agjenti i Ricardo Rodriguez, Gianluca Di Domenico, komentoi situatën e 27-vjeçarit, në “Rete Uno”: “Është vetëm çështje spekulimesh në media (referuar zërave për një largim). Ricardo u rrit në Zyrih, ai luajti pesë vite e gjysmë në Ëolfsburg dhe për dy vite e gjysmë ai ishte në Milano, kështu që është e qartë se ai kurrë nuk është larguar nga vështirësitë.
Në këtë moment nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar: është e vërtetë që ai nuk ka luajtur tre ndeshjet e fundit, por kjo është pjesë e futbollit, sepse në skuadrat e mëdha duhet të ketë gjithnjë rivalitet të fortë.
“Një trajner i ri sapo ka arritur në Milano, kështu që do të ketë mundësi të reja, tani ai është i përqendruar në ekipin kombëtar.” Rodriguez dhe Zvicra luajnë nesër kundër Danimarkës nesër.