Zënka vazhdon, Neymar dhe Alvaro japin shfaqje në “Twitter”

schedule10:38 - 14 Janar, 2021

schedule 10:38 - 14 Janar, 2021

Mbrëmjen e djeshme me një fitore me shifrat 2-1 ndaj Olympique Marseille, PSG triumfoi në Superkupën e Francës dhe e ngriti këtë trofe për herë të 10 në histori.

Pas triumfit ka pasur “xixa” mes lojtarëve të dy skuadrave, saktësisht mbrojtësit të Marseille, Alvaro Gonzalez dhe Neymar. Dyshja gëzojnë marrëdhënie aspak të mirë për shkak të zënkave në ndeshjet e mëparshme.

 

Neymar fillimisht u konfrontua fizikisht me spanjollin e më pas në ndeshjen e shtatorit mes dy ekipeve e akuzoi mbrojtësin për racizëm, teksa Federata e Francës konfirmoi se nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar pretendimin e Neymar.

Mbrëmë pas ndeshjes Neymar postoi një foto në Twitter ku shkroi: “Ti je Alvaro, apo jo?”. Nuk vonoi shumë as përgjigja e mbrojtësit. “Prindërit më kanë mësuar t’i hedh plehrat”, shkroi mbrojtësi i Marseille. Neymar e vazhdoi zënkën në distancë dhe shkroi: “Ti ke harruar si ngrihen trofetë”.

 

Alvaro e vazhdoi zënkën duke e lidhur këtë herë me Pele. “Ti do mbetesh gjithmonë në hijen e mbretit (Pele)”. Neymar e ktheu sërish përgjigjen. “Ti do jesh në hijen time, të bëra të famshëm. Je i mirëpritur ‘Fenomen’”, shkroi braziliani, duke mbyllur kështu bisedën publike me Alvaron. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!