Zendaya nuk zhgënjen kurrë në tapetin e kuq. Mirëpo, kësaj radhe ylli i “Euphoria” shkoi përtej pritshmërive pasi u shfaq në “Bet Awards 2021” ditën e djeshme me paraqitjen e saj të frymëzuar nga diva e muzikës, Beyonce.
E veshur me një fustan Versace të vitit 2003, të ngjashëm me atë që këngëtarja veshi BET Awards atë vit, Zendaya u bë dhe njëherë kryefjalë e mediave të huaja. Ajo e shoqëroi veshjen me aksesorë të thjeshtë ndërsa flokët i mbante të kapura bisht.
Stilisti i imazhit që punon prej një kohë të gjatë me Zendaya-n, Law Roach, gërmoi në arkiva për këtë fustan nga koleksioni i Versace-s Pranverë / Verë 2003. Ai e zbuloi veshjen në Instagram mbrëmjen e kaluar me një video të Zendaya-s dhe në sfond këngën e Beyonces, “Crazy in Love”.
Diva e muzikës e veshi fustanin 18 vite më parë për performancën e saj të parë solo të këtij evenimenti , ku këndoi single-in e saj, “Crazy in Love”. /abcnews.al