Edhe Kenan Thompson bëri humor me faktin se Leonardo DiCaprio lidhet vetëm me vajza nën 25 vjeç. Gjatë ceremonisë së Emmy Awards 2022, komediani i “Saturday Night Live” uroi aktoren Zendaya për ditëlindjen e saj të 26-të që e festoi pak ditë më parë ndërsa nuk kurseu dhe një kment për DiCaprion.
“Zendaya mbushi 26 vjeç javën e kaluar, gëzuar ditëlindjen. 26 vjeç është një moshë e çuditshme në Hollywood,” tha Thompson. “Dua të them se je mjaft e re për të luajtur një nxënës të shkollës së mesme, por je shumë e vjetër për të dalë me Leonardo DiCaprio,” tha ai.
#LeonardoDiCaprio dating rulebook goes Official ft. #Zendaya ? pic.twitter.com/pGnaO2DvN7
— ??????⚕️??? (@TheDrSammy) September 13, 2022
Kujtojmë që DiCaprio po përflitet se po del me modelen Gigi Hadid pas ndarjes nga Camila Morrone. Ndërsa Zendaya është prej disa vitesh bashkë me Tom Holland. /abcnews.al