Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Zemra ime rreh për Bayernin. Nëse kanë nevojë, jam gati të rikthehem”

schedule17:58 - 15 Janar, 2020

schedule 17:58 - 15 Janar, 2020

Bayern Munchen po kërkon një mbrojtës të djathtë. Të shumta janë alternativat dhe drejtuesit e klubit bavarez nuk po nxitohen. Sport Bild raporton se një ndër objektivat kryesore është Thomas Meunier.

Belgut i përfundon kontrata me PSG-në në fund të këtij sezoni dhe ai mund të sigurohet me një çmim jo të lartë. Mes opsioneve është edhe ai i Rafinhës. Braziliani u largua nga Bayern verën e kaluar dhe ia ka dalë të fitojë kampionatin dhe Kupën Libertadores me Flamengon.

Jam i lumtur në Brazil, por zemra ime rreh për Bayernin. Mund të më telefonojnë nëse kanë nevojë për mua“, thekson “veterani” 34-vjeçar. Emrat e tjerë që pëlqehen nga Bayern janë Cancelo i Cityt, Tete i Shakhtar dhe Henrichs i Monacos.



 

Rafinha duke festuar një gol me Bayern Munchen

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!