“Zemra e Oqeanit”, gjerdani “Titanic” mbetet po aq i përjetshëm sa filmi

schedule15:48 - 13 Shkurt, 2023

schedule 15:48 - 13 Shkurt, 2023

Kur flasim për filmin ikonë, Titanic, filmi fitues i Oscarit me regji të James Cameron, është i pari që na vjen në mendje. Filmi që theu shumë zemra me finalen e tij rikthehet në ekranin e madh këtë muaj për të shënuar 25 vjet që kur u shfaq për herë të parë në vitin 1997.

Gjithçka rreth këtij filmi është ikonike. Nga Leo i ri që ka djegur zemrat që atëherë, te bukuroshja Kate Winslet me flokët e kuqe dhe lëkurën alabastri dhe sigurisht, kënga e Celine Dion, My Heart Will Go On, të cilën edhe sot kur  e dëgjojmë ndjejmë emocione.

Fansat e filmit e rishikojnë atë në çdo përvjetor të lidhjes apo dasmës së tyre, por koleksionistët e përkushtuar gjithashtu kërkojnë artikuj të frymëzuar nga filmi. Rrobat, bizhuteritë dhe copëzat e gazetave nga fundosja tragjike e anijes oqeanike janë vetëm disa nga gjërat që do të zgjonin interesin e një koleksionisti.

Një prej tyre është ‘Zemra e Oqeanit’, xhevahiri i zemrës me safir blu që Rose veshi në film dhe që u hodh në det dekada pas tragjedisë.

Legjenda që ndjek gjerdanin është ndoshta arsyeja pse ajo është kthyer në një nga pjesët më ikonike të modës në kinema dhe po rishfaqet vazhdimisht në kulturën pop. Në TikTok, hashtagu #heartoftheocean ka mbi 20 milionë shikime, ndërsa në Instagram, ka mbi 30,000 postime me etiketën. Njerëzit duan të veshin versione të ngjashme të bizhuterive dhe nuk janë të vetmit, shkruan abcnews.al.

Vetë Celine Dion, prapa në kohë, kishte veshur një version prej 2.2 milionë dollarësh në Oscar Awards 1998. Më vonë në vitin 2019, këngëtarja kanadeze u pa e veshur me një version tjetër nga koleksioni Pranverë 2020 i Vetements, të cilin e kishte dhe Carrie Bradshaë në And Just Last That … Gjerdani u shfaq gjithashtu në videoklipin e Britney Spears të vitit 2000 “Oops!… I Did It Again ” , ku një astronaut ia dhuron medaljonin alienit Spears.

Ndërsa gjerdani i përdorur në film është bërë nga marka britanike me bazë në Londër Asprey dhe është bërë nga një diamant 42.5 karatësh i minuar në Indinë e shekullit të 17-të i quajtur Hope Diamond, kopjet shiten kudo. Megjithatë, shitësi amerikan me pakicë The J. Peterman Company, i themeluar në vitin 1987, ishte marka e vetme e certifikuar zyrtarisht nga 20th Century Fox për të shitur kopje, të cilat sot mund të gjenden në eBay për mbi 2000 dollarë. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar shitësit me pakicë të shesin kopjet e tyre të medaljes, pasi kërkesa është e lartë. Sipas ekspertëve të Poshmark, shitjet u rritën me 39% në dhjetor 2022.

Me një furnizim kaq të madh të kopjeve pa certifikatë zyrtare të autenticitetit, fansat duhet të vendosin vetë se në cilat ia vlen të investohen dhe cilat jo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!