Zemërthyer apo e dashuruar? Ronela sqaron raportin me Young Zerkën

schedule08:46 - 23 Qershor, 2020

schedule 08:46 - 23 Qershor, 2020

Vetëm pak kohë pasi pranuan publikisht se ishin bashkë prej disa vitesh, Ronela Hajati dhe Young Zerka u përfolën se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. E ftuar mbrwmjen e djeshme ‘Në Kurthin e Piter Pan’, këngëtarja konfirmoi ndarjen nga Zerka, teksa u shpreh se është vetëm dhe se karantina e ka ndihmuar të gjejë veten.

Unë jam çuditërisht më e padashuruar se asnjëherë, edhe jam vetëm. Jam shumë e fokusuar me punën, kjo karantina më ka ndihmuar shumë të rigjej vetveten, t’ja rinis punës dhe me shpresë që zoti i di të gjitha, i ka shkruar ca gjëra për ne, kështu që ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen ndonjëherë”, tha Ronela.

Pak muaj më parë, këngëtari pranoi se ishin bashkë prej 5 vitesh, ndërsa pohoi dhe arsyen pse ata e mohonin gjithmonë romancën e tyre.

“Arsyeja pse ne e mbajmë të fshehtë lidhjen, është se nuk duan të njihemi si Zerka dhe Ronela, por duam të njihemi si Ronela që bën këtë lloj muzike dhe Zerka që bën këtë lloj muzike”, u shpreh këngëtari asokohe. /abcnews.al

 

Ronela po martohet? Shikoni si po duket Young Zerka si dhëndër ...