Zemërimi i shqiptarëve, Maldini dhe shtëpia e vërtetë: Mavraj rrëfen gjithçka

schedule15:31 - 15 Janar, 2020

schedule 15:31 - 15 Janar, 2020

Mërgim Mavraj vijon aventurën e tij me Greuther Furth, ekip që renditet në vend të tetë në Bundesliga 2, gjashtë pikë larg vendit që të rikthen në elitë. 33-vjeçari dhe shokët e skuadrës po kryejnë fazën përgatitore në Turqi, teksa ka dhënë një prononcim për nordbayern.

Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Shqipërisë i rikthehet periudhës kur vendosi të mbronte ngjyrat kuqezi. Mavraj luajti 2 ndeshje me Gjermaninë U21 dhe po priste një ftesë nga kombëtarja e madhe. Më pas erdhi vendimi për të luajtur me kombin e vet dhe deri tani numëron 50 ndeshje të zhvilluara dhe 3 gola.

Një lojtar do të jetë i dashur nga tifozët vetëm nëse luan mirë. Shqiptarët u zemëruan që luajta me Gjermaninë. Do më duhej të ktheja pasaportën shqiptare tek autoritetet gjermane, por ata nuk pranuan. Më kanë falur për këtë fakt? Po, nëse paraqitjet e tua janë të mira në fushë, çdo gjë tjetër kalon në planin dytësor.

Si futbollist jam përshtatur, por kjo është diçka shumë e trishtuar për mua. Nëse luan mirë, njerëzit do të të shfaqin dashurinë e tyre. Kjo është një dashuri e kushtëzuar që lidhet me fitoret, nuk lidhet me asgjë tjetër.

 

Mavraj me tifozët e Greuther Furth

 

Ka shumë gjëra me të cilat identifikohesh si: vendi i lindjes, kombësia dhe skuadra me të cilën luan. Sipas meje Paolo Maldini nuk është AC Milan për faktin që luajti gjithë jetën e tij me atë klub. Maldini është një model për shkak të sjelljes së tij brenda dhe jashtë fushës.

Unë nuk kam luajtur kaq gjatë me një ekip, nuk personifikohem me këto gjëra. Nuk e di se çfarë është shtëpia e vërtetë. A është Seligenstadti, Kosova apo është Meka për shkak të fesë time?

Që prej transferimit që bëra nga Koln te Hamburg, në të gjitha rastet klubi ku kam shkuar ka pasur nevojë për një lider. Jam gjithmonë në shërbim të skuadrës”, përfundon qendërmbrojtësi dardan. /abcnews.al