Zemaj: Kemi siguruar 360 mijë vaksina, 1.2 milion njerëz duhen vaksinuar

schedule22:00 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 22:00 - 1 Dhjetor, 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thwnw se Kosova ka siguruar 360 mijë vaksina nga OBSH’ja. Ai ka treguar si do të sigurohen pjesa tjetër e vaksinave.

Ai theksoi nw emisionin Pressing të T7se 20% të vaksinave që nevojiten në për Kosovë, OBSH-ja do t’i sigurojë falas për Kosovën.

“Aktualisht vaksina është në testim shkencor. Ne kemi shpreh interesimin tonë, jo vetëm përmes OBSH’së. Kjo organizatë na ka futur në programin e 20% falas, nga blerja që vaksina e ka të siguruar”, është shprehur Zemaj.

“Mbetet që ta sigurojmë vaksinën në tërësi për të gjithë”.

Më tej, ai tregoi se 1.2 milion banorë në Kosovë duhet të vaksinohen.

“Rreth 1.2 milion banorë në Kosovë duhet të vaksinohen sipas llogaritjeve tona. 360 mijë janë të siguruara. Për pjesën tjetër kemi biseduar me UNICEF’in”, ka thënë Zemaj. “Ne do të bëhemi edhe pjesë e blerjes njëjtë si shtetet tjera”, shtoi Zemaj.