Zelesnky: Gjithmonë i gatshëm të takoj Putinin

schedule22:25 - 20 Prill, 2022

schedule 22:25 - 20 Prill, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se është i gatshëm të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin.

“Unë jam gjithmonë i gatshëm ta takoj, vetëm një vend dhe një datë dhe jam gati ta takoj ”, tha Zelensky në një intervistë për televizionin francez BFM.

Zelensky tha gjithashtu se ka kuptuar se Rusia nuk i ka mobilizuar të gjitha mjetet e saj.

“Mund të jetë një vendim taktik, ka arsye për shqetësim”, tha ai

“Ne i jemi mirënjohës Francës për mbështetjen e saj. Ne kemi marrë ndihmë humanitare dhe diplomatike dhe jemi në pritje të ndihmës ushtarake. Kam besim te Franca, te liderët tuaj dhe shpresojmë t’i marrim këto armë,” tha Zelensky.

Vlen të theksohet se disa orë më parë, gjatë bisedimeve mes presidentit ukrainas dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel , ai deklaroi se nuk kishte parë apo dëgjuar asgjë për draft kushtet për përfundimin e luftës dërguar në Kiev.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peshkov tha se Moska po pret për “një përgjigje” pas dorëzimit të dokumentit tek pala ukrainase./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!