Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz, sipas një mesazhi të postuar në Twitter, shkruan The Guardian.
Të dy liderët diskutuan vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe perspektivat e paqes. Zelenskyy tha gjithashtu se vlerësonte mbështetjen e vendit “përfshirë atë mbrojtëse”.
Held productive talks with @Bundeskanzler. Discussed the situation on the frontline, further pressure on Russia, sanctions increase, the prospects of peace. Appreciate ?? support, including defensive one. We count on further ?? assistance on ?? path to full membership in the #EU
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 17, 2022
“Zhvillova një bisedë produktive me Olaf Scholz. Diskutuan situatën në vijën e parë, presionin e mëtejshëm ndaj Rusisë, shtimin e sanksioneve, perspektivat e paqes. Gjithashtu i shpreha kancelarit gjerman vlerësimin për ndihmën e Gjermanisë, përfshirë atë mbrojtëse.
Ne kemi besim në ndihmën e mëtejshme gjermane në rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit të plotë në BE,” përfundoi Zelensky.
/abcnews.al