Zelensky në Tiranë/ Ministri Hasani do e presë në Rinas, detaje nga samiti që do të mbahet për Ukrainën

schedule12:17 - 27 Shkurt, 2024

schedule 12:17 - 27 Shkurt, 2024

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pritet të mbërrijë mbrëmjen e së martës në Tiranë në kuadër të samitit që do të mbahet të mërkurën për Ukrainën. Gazetarja e ABC Neës, Esiona Konomi raporton se Zelensky do të pritet në aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Të nesërmen, në orën 09:00, është parashikuar që ai të pritet në një ceremoni nga kryeministri Edi Rama. Gazetarja Konomi shtoi gjithashtu se pritja zyrtare e delegacioneve të vendeve të Evropës Juglindore që do të marrin pjesë në samitin për Ukrainën do të nisë në orën 11:00.

“Zelensky mbërrin në mesnatë në Rinas. Ai do të pritet nga Hasani. Në kryeqytet ai do të qëndrojë në një hotel afër  Pallatit të Kongreseve dhe do të nisë ditën e nesërme me pritjen që do t’i bëjë kryeministri Rama në orën 09:00. Pritja zyrtaë e të gjithë delegacioneve nis në orën 11:00, ku marrin pjesë vendet e Evropës Juglindore.”, raportoi gazetarja.

Mësohet se BE do të përfaqësohet nga presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen. Kosova dhe Serbia do të përfaqësohen nga presidentët Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç. Sa i takon Greqisë, gazetarja theksoi se kryeministri Kyriakos Mitsotakis nuk do të marrë pjesë.

Sakaq, kujtojmë që më herët, policia njoftoi një sërë masash për mbarëvajtjen e samiteve./abcnews.al