Zelensky viziton trupat në vijën e frontit lindor: “Të gjithë e meritoni fitoren”

schedule08:24 - 6 Qershor, 2022

schedule 08:24 - 6 Qershor, 2022

Presidenti Volodymyr Zelenskiy vizitoi trupat ukrainas në vijën e frontit lindor të Ukrainës ndërsa vazhdon sulmi i Rusisë në Donbas, shkruan The Guardian.

Sipas një njoftimi nga zyra e tij, Zelensky vizitoi postet komanduese dhe pozicionet e vijës së parë të trupave ukrainase në zonën e Bakhmut në rajonin e Donetsk dhe Lysychansk në rajonin e Luhansk, vetëm disa kilometra në jug nga Sievierodonetsk, ku po zhvillohet një nga betejat më të ashpra.

Presidenti diskutoi për situatën operacionale, si dhe një raport mbi logjistikën e mbrojtësve ukrainas”, thuhet në deklaratë.

Në dy video të postuara, Zelensky shihet duke folur me trupat në struktura të mbyllura, të ngjashme me bunkerin.

“Ajo që ju të gjithë meritoni është fitorja – kjo është gjëja më e rëndësishme. Por jo me çdo kusht”, tha Zelensky.

Më herët gjatë ditës, Zelenskiy vizitoi trupat e vijës së parë në rajonin juglindor të Zaporizhzhia. Oleksandr Starukh, guvernatori i rajonit Zaporizhzhia i tha Zelenskiy se rreth 60% e territorit të rajonit është nën pushtimin rus, me më shumë se 2,700 objekte infrastrukturore të dëmtuara ose të shkatërruara.

Në rajonin e Zaporizhzhia janë ngritur qendra humanitare për të strehuar banorët. Presidenti vizitoi gjithashtu një qëndër mjekësore në rajon dhe bisedoi me personat që ishin të detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë ata nga Mariupol, i cili tani është në duart e Rusisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!