Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se shkoi në frontin në lindje, në zonën e Kupyansk dhe Liman, objektiv i një ofensive të forcave ruse.
“Sot vizituam brigadat tona që kryejnë detyra luftarake në një nga zonat më kritike, Kupijansk dhe Liman”, shkroi Zelensky në Telegram, duke postuar një video të tij me ushtarë në një vend që duket si një strehë e fortifikuar.
Zelensky u shpreh se ai “diskutoi me komandantët e brigadave dhe luftëtarët për situatën operacionale në fushën e betejës, çështjet aktuale dhe nevojat“.
Presidenca ukrainase njoftoi se Zelensky dekoroi ushtarët dhe “inspektoi tanket Leopard 2 dhe automjetet luftarake të këmbësorisë CV-90“, të cilat u dorëzuan në Kiev nga Perëndimi për kundërofensivë ukrainase dhe të cilat “morën pjesë në betejat pranë Kupyansk”.
Forcat ukrainase kanë kryer një kundërofensivë të ngadaltë në lindje dhe jug që nga qershori./abcnews.al