Zelensky vizitë në Ankara, do të takohet me Erdoganin të martën

schedule15:35 - 17 Shkurt, 2025

schedule 15:35 - 17 Shkurt, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Ankaranë të martën, më 18 janar, me ftesë të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimit të Turqisë.

Takimi Erdogan-Zelensky në Ankara do të zhvillohet në të njëjtën kohë kur në Riad të Arabisë Saudite do të zhvillohen bisedimet ndërmjet delegacioneve të nivelit të lartë amerikano-rus, të kryesuar nga ministrat e jashtëm të dy vendeve, për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Gjatë takimit do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve të partneritetit strategjik Turqi-Ukrainë dhe do të diskutohen masat që do të ndërmerren për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve”, theksoi në një postim Drejtori i Komunikimit të Presidencës Turke, Fahrettin Altun.

“Gjatë vizitës do të ketë edhe një shkëmbim mendimesh për zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe çështje të tjera rajonale dhe globale”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!