Ushtria e Ukrainës është aktualisht në një situatë “jashtëzakonisht të vështirë” kundër forcave ruse, të cilat po sulmojnë Ukrainën lindore dhe jugore pasi pushtuan qytetin Avdiyivka gjatë fundjavës, tha Kievi në një deklaratë.
“Situata është jashtëzakonisht e vështirë në vijën e frontit ku trupat ruse kanë grumbulluar rezervat maksimale. Ata po përfitojnë nga vonesa e ndihmës së Perëndimit për Ukrainën, tha presidenti Volodymyr Zelensky.
Ai shtoi se vendit të tij i mungon artileria dhe që gjithashtu ka nevojë për mbrojtje kundërajrore dhe armë me rreze më të gjatë, ndërsa tha gjithashtu se bllokimi i kufirit me Poloninë nga shoferët e kamionëve dhe fermerët polakë demonstron “erozionin e solidaritetit” ndaj vendit të tij.
Në fushën e betejës, trupat ruse, të cilat shënuan fitoren e tyre më të mëdha tërritoriale që nga pushtimi i Bakhmut në maj 2023 duke kapur Avdiyivka, në rajonin lindor të Donetsk, kanë kaluar në ofensivën në rajonet lindore dhe jugore të Ukrainës.
Në pjesën jugore të frontit, “armiku bëri 10 përpjekje të pafrytshme kundër pozicioneve të forcave mbrojtëse (ukrainase) në afërsi të (fshatit) Robotinë. Këtu situata është e paqëndrueshme, armiku qëllon vazhdimisht”, tha Dmytro Likhovi, përfaqësues i forcave të armatosura të Ukrainës në këtë zonë.
Sipas tij, ukrainasit zmbrapsën sulmet e nisura “me një numër të konsiderueshëm mjetesh të blinduara”, por rusët tani po sulmojnë “me grupe të vogla” të mbështetur nga forca të blinduara dhe forca ajrore, e cila “po operon intensivisht”.
Ofensiva ruse në këtë pjesë të frontit jugor filloi në fundjavë, pasi ushtria ruse pushtoi Avdiivkën, rreth 150 kilometra në verilindje të Robotinës, pas katër muajsh sulmesh të vazhdueshme.
Në rajonin e Donetsk, ushtria ruse mori plotësisht kontrollin e minierës së qymyrit Avdiivka.
Presidenti rus Vladimir Putin e cilësoi një “fitore të rëndësishme” marrjen në kontroll së Avdiivka, disa ditë para përvjetorit të dytë të fillimit të pushtimit rus më 24 shkurt.
/abcnews.al