Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar presidentin francez Emmanuel Macron për fitoren, shkruan BBC.
Në një postim në Twitter, Zelensky e përshkroi Macronin si një “mik të vërtetë” dhe shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e Francës që nga fillimi i pushtimit rus.
Félicitations à @EmmanuelMacron, un vrai ami de l’Ukraine, pour sa réélection! Je lui souhaite de nouveaux succès pour le bien du peuple ??. J’apprécie son soutien et je suis convaincu que nous avançons ensemble vers de nouvelles victoires communes. Vers une Europe forte et unie!
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) April 24, 2022
“Jam i bindur se së bashku po shkojmë drejt fitoreve të reja të përbashkëta”, ka shkruar ai.
Macron ka luajtur një rol të rëndësishëm në përpjekjen për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke vizituar Presidentin rus në Moskë përpara pushtimit të Rusisë.
/abcnews.al