Fitoret e forcave ukrainase në rajonin jugor të Khersonit janë të fundit në një seri humbjesh të forcave ruse që minojnë pretendimin e Kremlinit për të aneksuar rreth 20% të Ukrainës, sipas The Guardian.
“Më shumë se 500 kilometra katrorë janë në kontrollin e forcave ukrainase vetëm në rajonin Kherson” që nga fillimi i tetorit, sipas një njoftimi të presidentit Volodymyr Zelensky.
Kherson, një rajon me prej rreth një milion banorësh para luftës ishte ndër qytetet e para që u pushtua nga rusët.
/abcnews.al