Zelensky: Ukraina pret kushte specifike për t’u bashkuar me NATO-n

schedule15:48 - 12 Korrik, 2023

schedule 15:48 - 12 Korrik, 2023

Volodymyr Zelensky ka thënë se populli pret kushte specifike që Ukraina duhet të përmbushë në mënyrë që të bashkohet me NATO-n. Ai tha se këshilli NATO-Ukrainë i jep vendit sigurinë institucionale që i nevojitet ndërsa falenderoi aleancën për heqjen e kërkesës për një plan veprimi anëtarësimi.

“Do të doja gjithashtu të tërheq vëmendjen tuaj ndaj fjalëve lidhur me “kushtet” që duhet të përmbushim me qëllim që të marrim një ftesë për në NATO. Shumica absolute e popullit tonë pret specifika rreth këtyre kushteve. Ne i perceptojmë ato si kushte sigurie.

Ne e kuptojmë se Ukraina nuk mund të bëhet anëtare e Natos ndërsa lufta është në vazhdim. Por atëherë do të jetë forca jonë e përbashkët kur Ukraina të bashkohet me aleancën.“, tha presidenti ukrainas./abcnews.al