Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky: Ukraina ka arritur të mbajë në tryezë “pika shumë të ndjeshme”

schedule10:10 - 24 Nëntor, 2025

schedule 10:10 - 24 Nëntor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu drejtua parlamentit suedez përmes video-lidhjes. Ai tha se ky është “një moment kritik” dhe se Ukraina po punon “ngushtësisht me SHBA-në dhe partnerët e tjerë europianë për të përcaktuar hapat” drejt përfundimit të luftës.

“Putini kërkon njohje ligjore për atë që ka vjedhur… jo vetëm nga Ukraina, por ai e kërkon këtë nga i gjithë bota, dhe kjo është shumë e rrezikshme,” u shpreh Zelensky.
Ai shtoi se gjatë bisedimeve deri tani kanë arritur t’i mbajnë “pikat shumë të ndjeshme” në tryezë, përfshirë: lirimin e të gjithë të burgosurve të luftës ukrainas, dhe kthimin e fëmijëve ukrainas të rrëmbyer.
Por ai theksoi se ka ende shumë për të bërë dhe kërkoi marrjen e vendimeve për përdorimin e asetëve të ngrira ruse. “Agresori duhet të paguajë plotësisht për luftën që ka nisur,” tha Zelensky para parlamentit.

Zelensky i drejtohet parlamentit suedez: Agresori duhet të paguajë plotësisht për luftën që ka nisur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!