Një zëdhënës i presidentit ukrainas Zelensky sapo ka thënë se vendi është i përgatitur të mbajë armëpushim dhe bisedime paqeje me Rusinë menjëherë, shkruan BBC.
Ai tha se zyrtarët rusë dhe ukrainas po diskutojnë aktualisht për kohën dhe vendin për bisedimet që do të zhvillohen.
Lexo edhe: Pjesë e ushtrisë ukrainase, shqiptari nën hetim nga prokuroria e Elbasanit
Gjatë ditës sot ka nisur një diskutim për qytetin që do të presë diskutimin mes dy vendeve. Pala ruse thuhet se propozoi një takim përgatitor në Minsk, ndërsa pala ukrainase thuhet se propozoi Izraelin si mikpritës për takimin e dy presidentëve./abcnews.al/