Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i është drejtuar një turme të madhe në Vilnius të Lituanisë, teksa mbahet samiti i NATO-s.
Zelensky u shpreh se anëtarësimi i Ukrainës do e bëjë NATO-n më të fortë, por edhe anasjelltas, shkruan Sky News.
“NATO do ta bëjë Ukrainën më të sigurt dhe Ukraina do ta bëjë NATO-n më të fortë”, ishin fjalët e Zelenskyt.