Në një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina ka krijuar një precedent gjatë muajve të fundit, duke treguar se se deri në çfarë pike mund të luftojë një vend për lirinë e tij, shkruan BBC.
Duke i bërë jehonë fjalëve të zëvendëskryeministres të Ukrainës, ai gjithashtu bëri thirrje për vendosjen e “sanksioneve maksimale” kundër Rusisë. Vetëm kjo do të parandalojë Rusinë dhe çdo vend tjetër që të nisë një luftë të paprovokuar ndaj fqinjit të saj, tha ai.
Nuk ka sanksione të tilla aktualisht, shton ai, përpara se të përcaktojë masat që ai beson se duhet të zbatohen, duke përfshirë:
–Një embargo e plotë ndaj naftës ruse
-Ndalimin e të gjithave bankave nga sistemet globale
-Bllokimi i marrëveshjeve tregtare me Rusinë
/abcnews.al