Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Zelensky: T’i japim fund luftës para dimrit. Presidenti ukrainas: Putin kërkon ta zvarrisë konfliktin

schedule16:46 - 3 Gusht, 2026

schedule 16:46 - 3 Gusht, 2026

Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina do të “punojë shumë” për ta shtyrë Rusinë drejt një marrëveshjeje paqeje para dimrit.

Por ai tha se Kievi e di “me kë kemi të bëjmë” – ndërsa paralajmëroi se Vladimir Putin po përgatit një fushatë të re mobilizimi, si dhe sulme të reja ndaj Ukrainës.

Në një fjalim para diplomatëve ukrainas, Zelenskyy tha se Ukraina ia doli të kalonte një “dimër të vështirë” vitin e kaluar dhe po i jepte përparësi kalimit të një tjetër.



Udhëheqësi ukrainas tha se nuk mund të parashikojë “me 100% siguri” se kur përpjekjet diplomatike, kundërpërgjigjja e Kievit dhe sanksionet kundër Rusisë “do të gjenerojnë nivelin e presionit të nevojshëm për ta lënë Rusinë pa alternativë tjetër përveç paqes”. 

“Ne do të punojmë shumë që kjo të ndodhë këtë vjeshtë”, tha Zelenskyy.

“Por ne e kuptojmë qartë se me kë kemi të bëjmë dhe se Putini shpreson ta zgjasë këtë luftë edhe më gjatë. Ai po përgatit një fushatë mobilizimi në vend dhe sulme të reja. Ne i shohim qëllimet e vërteta të Rusisë…”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!